Vala e refugjatëve,Buxhaku:Të përgatitur për çdo situatë

Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë ka një plan nga kriza e mëparshme nëse vjen deri te rritja e valës së refugjatëve.

Marketing

Autoritetet thonë se janë në komunikime të vazhdueshme me vendet fqinje, pasi kriza e refugjatëve është krizë që nuk zgjidhet dot nga një shtet i vetëm.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku, konfirmon për TVM2 se është ngritur niveli i kontrollit në kufi, megjithëse ende nuk ka shtim të numrit të refugjatëve.

“Ne kemi gjendje krize në kufi dhe kemi ndihmë nga FRONTEX. Është angazhuar edhe Armata pasi që e kemi gjendjen e krizës atje. Kështu që nuk pritet ndonjë numër i madh, por sidoqoftë edhe për ata që vijnë ne duhet të jemi të gatshëm.”,- tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Agron Buxhaku.