Vala e të nxehtit në RMV, rritet numri i thirrjeve në ndihmën e shpejtë

[ File # csp5698548, License # 1629134 ] Licensed through http://www.canstockphoto.com in accordance with the End User License Agreement (http://www.canstockphoto.com/legal.php) (c) Can Stock Photo Inc. / Kzenon
Ndryshimet e përnjëhershme të motit dhe temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Nga ndihma e shpejtë mjekësore në Shkup thonë se për shkak të nxehtit është rritur numri i thirrjeve, si dhe i kolapseve në vende publike, pavarësisht moshës së qytetarëve. Qytetarët kanë  marramendje, ndryshim të tensionit të gjakut dhe shqetësime.
Në këto temperatura të larta qytetarët ankohen se kanë problem të ndryshme shëndetësore. Mjekët rekomandojnë që pacientët me sëmundje kronike të marrin terapinë në kohë, të mos dalin prej orës 11:00 deri në ora 17:00, si dhe të hidratohen me ujë dhe me lëngje.
“Nuk dal në këtë të nxehtë, vetëm kur kam nevojë ose kur kam ndonjë kontroll.”, – tha një qytetar.
“Kam ardhur për kontroll, patjetër e kam. Terapinë e marr në kohë.”, – tha një qytetar tjetër.
“Po, kam tension të lartë. Marr terapi dhe në këtë temperaturë e kam shumë të vështirë të dal.”, – u shpreh një qytetar.
Nga ndihma e shpejtë mjekësore po ashtu thonë se ndihmë dhe këshilla kërkojnë edhe më të moshuarit, por edhe të rinjtë. Ka ndodhur që ndihmë të kërkojnë të rinj, të cilët kanë bërë dush, e menjëherë më pas kanë fjetur nën klimë. Këshillojnë qytetarët që të mos i ekspozohen fryrjes së drejtpërdrejtë të kondicionerëve, sepse u dëmton shëndetin e tyre. Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike njoftojnë se edhe gjatë ditëve në vijim moti do të jetë stabil dhe shumë i ngrohtë.