Vala e vjeshtës së Kovid-19 morri hov, të respektohen masat për mbrojtje

Janë evidentuar 865 raste të reja me Kovid-19 nga 2449 teste në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Kanë vdekur dhjetë pacientë, nga të cilët katër nga Shkupi (67, 58, 64 dhe 76 vjeç), dy nga Prilepi (70 dhe 73 vjeç), një pacient nga Manastiri (52), një nga Ohri (77), një nga Koçani (48) dhe një pacient nga Probishtipi (76). Janë regjistruar 359 pacientë të shëruar.

Marketing

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 32.436 numri i pacientëve të shëruar është 21.090, i të vdekurve është 1.004, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.342.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi në një paraqitje televizive se sot do të mbërrijë një donacion prej 13.000 testeve të shpejta, e cila është teknologjia e fundit që përcakton për 15 minuta nëse tek personi i testuar është i pranishëm Kovid 19. Testet do të shpërndahen në të gjitha pikat ku kryhet testimi. Ai theksoi se ata morën një shumë të madhe parash me ribalancin e Buxhetit prej afro 40 milion denarëve dhe do të sigurojnë rreth 100000 teste në periudhën tjetër për të përmbushur të gjitha nevojat.

Qeveria he Ministria e Shëndetësisë fillojnë me fushatën për mbajtjen e maskës me qëllim të mbështetjes së Ligjit për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve nga rëndësia e respektimit të masave dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektuese për mbrojtje nga koronavirusi.

Fushata, e cila do të shkojë me sloganin “UnëmbajMaskë, ësht mbështetur dhe do të promovohet nga të gjithë funksionarët, anëtarët dhe mbështetësit.

“Qëllimi është të rritet vetëdija për atë se sa është e rëndësishme mbrojtja nga koronavirusi. Mbajtja e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur dhe të hapur është masë e pranueshme për mbrojtje në të gjithë Evropën. Kjo tani për tani është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt ta kundërshtojmë pandeminë”, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“UnëmbajMaskë është përgjegjësi, thonë nga Ministria, të cilën duhet ta pranojmë, respektojmë dhe ta ndajmë dhe ta zbatojmë.

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk porositi se mbajtja e maskës mbrojtëse tani për tani është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt që ta kundërshtojmë pandeminë,

“Unë #MbajMaskë sepse kujdesem për më të afërmit e mi, sepse i respektoj punonjësit shëndetësorë dhe sepse shëndeti publik varet edhe nga sjellja e individit. Secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm”, shkroi kryeministri.

Porositi që të gjithë rregullisht të mbajmë maska dhe në këtë mënyrë bashkë ta fitojmë luftën me KOVID-19!

Ministri Filipçe tregon se rreziku i transmetimit të virusit është dukshëm i lartë në një hapësirë të mbyllur që nuk ajroset dhe me një numër të madh njerëzish që nuk mbajnë maskë.

Ai thotë se nëse mbahet maskë, natyrisht rreziku zvogëlohet edhe më shumë nëse numri i njerëzve në një ambient të mbyllur është më i vogël dhe nëse ajroset shpesh.

“Mbaj maskë pasi kujdesem për të afërmit e mi, pasi i respektoj punonjësit shëndetësorë dhe e mbroj shëndetin publik. Mbajtja e maskës mbrojtëse tani për tani është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt që ta luftojmë pandeminë. Secili prej nesh ka përgjegjësi”, porosit ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.