Valdrin Sahiti dizajnon fustan për këngëtaren me famë botërore

Dizajneri i njohur shqiptar Valdrin Sahiti njihet si një ndër stilistët më të kërkuar në vend.

Marketing

Mirëpo tanimë duket se puna e tij është vërejtur edhe në arenën ndërkombëtare.

Ai së fundmi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku e ka paraqitur reperen me famë botërore ‘Cardi B’, e cila ka zgjedhur të veshë një fustan të dizajnuar nga ai.

Valdrini ka marrë komente të ndryshme pozitive rreth punës dhe sukseseve të tij.

“Wow do na e marrin amerikanët Valdrinin. Po i vijnë rrotull. Je fantastik” : i ka shkruar ndër shumë komente edhe prezantuesja Alketa Vjesiu.

Marketing