Valdrin Sahiti krah Vjosa Osmanit: Vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur

14:16 | 14 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Stilisti i njohur ka disa fjalë për Presidenten.

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, ka ndarë me ndjekësit një imazh të realizuar në presidencë, pranë Presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

Në imazhin që e realizoi gjatë vizitës që i bëri Osmanit në presidencë, Sahiri shkroi edhe një mesazh motivues.

Ai zgjodhi ta citojë Presidenten për disa fjalë të shkëputura nga fjalimi i saj në foltore të Kuvendit, në ditën kur u zgjodh në postin e ri.

Stilisti thotë se vajza e tij do të ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedh për të ardhmen e saj.

“Vajzat e kan vendin vetëm ku ato deshirojnë,aty ku ato çdo natë ëndërrojnë,aty per çka ato punojnë fort e me zell “ @vjosa.osmani

Ky vend po ecën vetëm përpara! Vajza ime do ketë shembuj për të ndjekur dhe do të zgjedhë për të ardhmen e saj. Askush, kurrë, nuk do ti tregojë se sa metra katrorë mund ti lejojë botës së saj të pafundme.
V.”, shkruan ai. /Lajmi.net/