Valë dorëheqjesh nga institucionet e Qytetit të Shkupit

Boris Nastov ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të N.P. “Rrugë dhe rrugica”. Nastov si arsye për këtë hap e ka përmendur kryetaren Danella Arsovska, me të cilën thotë se nuk ka pasur komunikim dhe sipas tij ka mungesë të mirëkuptimit në realizimin e projekteve.

Marketing

“Po ju njoftoj se jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” Këtë vendim e kam marrë si rezultat i komunikimit joadekuat me kryetaren e qytetit të Shkupit”ka shkruar mes tjerash Nastov.

Edhe një dorëheqje në Qytetin e Shkupit. Sot ka dhënë dorëheqje Voisllav Dimitrovski, drejtori i LAJKA- Ndërmarrjes Publike për përkujdesje për qentë endacak. Dimitrievski thotë se nuk ka mundur të bashkëpunojë me kryetaren e e Qyteti të Shkupit, Danella Arsovskën.

“Shpresoj që drejtori i ardhshëm do të përmirësojë punën e kompanisë dhe nuk do ta përdorë ndërmarrjen publike për qëllimet e veta, që ka ndoshur në të kaluarën. Deri në një të nesërme më të mirë dhe një mundësi të hapur dhe mbështetje reale për të vënë nën kontroll problemin e qenve endacakë”, ka shkruar mes tjerash Dimitrovski.

Marketing