Superkupa e Spanjës për herë të parë luhet në një format tjetër, kështu duke marrë pjesë katër skuadra si Valencia, Real Madridi, Athletico Madridi dhe Barcelona.
Sonte do të luhet ndeshja e parë gjysmë finale e Superkupës së Spanjës ndërmjet Valencias dhe Real Madridit.
Fituesit e dy ndeshjeve të para, do të përballen në finale për trofeun e parë për vitin 2020.
Real Madridi kundër Valencias pritet të paraqitet me shumë mungesa, e ku vërehen mungesat e lojtarëve si Eden Hazardi, James Rodriguezi, Bale dhe Benzema.
E nga ana tjetër te Valencia mungesa kryesore, do të jetë ajo e Rodrigos, i cili është lënduar dhe nuk është në gjendje t’i ndihmojë skuadrës për këtë ndeshje.