Valon Behrami beson se është emëruar kapiten i Udineses për shkak se flet shumë gjuhë të huaja dhe vepron si lehtësues.
Kosovari i Zvicrës ka thënë se e konsideron përgjegjësi shtesë ta bartë shiritin e kapitenit.
“Shiritin e kapitenit të Udineses e konsideroj përgjegjësi shtesë. Unë flas shumë gjuhë, prandaj përpiqem të jem lehtësues në dhomën e zhveshjes, duke u ndihmuar njerëzve ta kuptojnë njëri-tjetrin”, tha Behrami.
Ai theksoi se kjo është pikërisht arsyeja pse drejtuesit e klubit ia kanë besuar shiritin e kapitenit.
“Mendoj se kjo është arsyeja pse ata vendosen të ma jepnin rolin e kapitenit”, shtoi ai.