Valon Bela ka dy fjalë për Blerim Rekën

Kandidatura e profesorit Blerim Reka per president te Maqedonise se Veriut, ka ngjallur reagimet e para ne rrjetet sociale. Kandidaturen e profesoti te njohur i cili ne garen per president do te kete mbeshtetjen e Levizjes BESA dhe Aleancec per Shqiptaret e ka komentuar edhe Valon Bela.

Marketing

Ja statusi i plote i Beles:

“Krejt në rregull për Blerim Rekën me provu shansin në politikë por ama duke rendit arsye të paqena si p.sh “vetëm me kandidatët maqedonas, pa asnjë shqiptarë”, jo që nuk mba por edhe deri dikund dëshmon për një injorancë mbi ndodhitë politike në vend.

Pse? Sepse, jo vetëm që kemi patur kandidat shqiptar që ka fituar rekord numër të votave shqiptare dhe maqedonase por ai, me këtë, ka mposhtur edhe ‘heroin’ e atëhershëm të maqedonasve.
Pra, që t’ia kujtojmë profesorit tonë Reka, kandidati i atëhershëm Imer Selmani pati tejkaluar me vota edhe Lube Boshkovskin duke arkëtuar mbi 150 mijë vota në kohën kur askush nuk e priste.

Pra, au contraire Blerim Reka …!” shkruna ne profilin e tij Valon Bela.