Valon Bela: Një grup themeluesish unanimisht largohemi nga PDE, ja arsyet

Një grup themeluesish nga PDE (PArtia Demokratike Evropiane) ka bërë të ditur se largohen nga ky subjekt i sapoformuar.

Marketing

Valon Bela, si përfaqësues i këtij grupi bëri të ditur se ndëpresun veprimtarinë në PDE që udhëhiqet nga Arjanit Hoxha.

“Informojmë të gjithë qytetarët se ndrëpresim unanimisht veprimtarinë politike në Partinë Demokratike Evropiane.
Shkelja e parimeve, mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe keqmenaxhimit me strukturat partiake ishin disa nga shkaqet për këtë vendim.

Në foto, themelues të PDE, përfaqësues të Grupit Inicues dhe koordinatorë nga komunat përkatëse, anëtarë të forumit të gruas, këshilltar komunal, aktivist dhe kolegë të respektuar”, ka shkruar Bela.