Valon Berisha shpallet lojtari më i mirë i muajit tetor për Lazion

Lojtari kosovar i klubit italian Lazio, Valon Berisha, ka marrë çmimin e lojtarit më të mirë të muajit tetor për klubin romak.

Marketing

Valon Berisha erdhi në Lazio në këtë verë nga klubi austriak, Salzburg, dhe i ka vetëm 4 paraqitje për lacianët, 2 në Serie A dhe 2 në Evropa Ligë, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo paraqitja e tij e mirë në muajin që lamë pas ka bërë që të shpallet si lojtari më i mirë i muajit tetor për Lazion, pasi ka grumbulluar 12,224 vota.

Lazio momentalisht është në vendin e pestë me 18 pikë sa Milani, dhe të dielën ndeshet në shtëpi me Spalin.

Marketing