Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se Ousmane Dembele ende është në telashe edhe pse bëri një gol fantastik në barazimin 1-1 të Barcelonës ndaj Tottenhamit të martën në Ligën e Kampionëve.
Anësori francez u gjobit me 100 mijë euro këtë javë, për shkak se ishte vonuar për dy orë në stërvitjen e së dielës, pas fitores 4-0 ndaj Espanyolit një ditë më parë, transmeton Gazeta Express.
Dembele iu përgjigj kritikëve me një gol të jashtëzakonshëm në mënyrë vetjake pas shtatë minutave lojë në “Camp Nou”, por Valverde nuk është i gatshëm ta lejojë të shpëtojë pa lagur.
“Ai bëri nj gol madhështor, që është i mundshëm për lojtarët që posedojnë talentin e tij”, tha Valverde.
“Jemi shumë të lumtur më të dhe e kemi thënë se gjatë sezonit mund të ndodhin gjëra, të cilat tentojmë t’i zgjedhim në mënyrë të brendshme”, shtoi ai.
“Shpresojmë se ai dhe pjesa tjetër e lojtarëve do të vazhdojnë të na kënaqin, nuk e di [nëse rasti i tij është i mbyllur], nesër kemi stërvitje”, theksoi Valverde.