Valverde nuk e pranon se Rakitic po largohet

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka mohuar faktin se Ivan Rakitic po largohet drejt PSG.

Marketing

Barcelona dhe PSG janë në negociata tash e disa kohë, me Neymar JR si çështja kryesore e diskutimeve.

Gjatë kësaj kohe, në tavolinë janë përfshirë edhe emra të tjerë, të cilët janë parë si mundësi këmbimi për rikthimin e Neymar, e një ndër këta emra ishte ai i Rakitic.

Por, trajneri Valverde, i pyetur rreth kroatit dhe faktit se ai po qëndron në bankën rezervë për tri ndeshje radhazi, ka mohuar faktin se mesfushori po largohet.

“Çfarë doni që të them? Vitin e kaluar ai luante, kurse Semedo qëndronte në bankën rezervë. Ditën tjetër, ai luajti mirë dhe ne ngecëm me skuadrën e njëjtë, me Roberton në mesfushë. Kemi shumë zgjidhje” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Është pyetje e mirë, por mund të ishte për secilin. Merkatoja nuk influencon zgjedhjet e mia. Nëse mendoj se ai do na duhet, unë do ta luajë atë. Varet nga ndeshja” ka thënë tutje trajneri.

PSG e dëshiron me çdo kusht kroatin, por një kalim i tij drejt Parisit mund të ndodh vetëm nëse arrihet dakordim për rikthimin e Neymar tek Barca.