Valverde publikon listën me emrat që do të udhëtojnë në Bernabeu

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen edhe njëherë brenda kësaj jave me njëra tjetrën.

Skuadra katalane do të udhëtoj drejt Madridit, për të kërkuar një tjetër fitore në ‘Santiago Bernabeu’.

Marketing

Pas fitores 0:3 gjatë së mërkurës, ku Barcelona siguroi kalimin në fazën finale të Kupës së Mbretit, Valverde ka përgatitur skuadrën për një tjetër fitore.

Për ndeshjen e ardhshme, Valvede nuk do të mund të llogarisë në Rafinha Alcantaran dhe Thomas Vermaelen.

Gjithashtu, listës i mungojnë edhe Kevin Prince Boateng, Samper dhe Jean Clair Todibo.

Më poshtë mund ta shihni listën me të ftuarit e Ernesto Valverde për ‘El Clasicon’ e ardhshme.

Marketing