Van Dijk lojtari i muajit në Premierligë, mposhti Pogban dhe Agueron në garë për këtë çmim

Virgil van Dijk është votuar si Lojtari i Muajit shkurt në Premierligë nga tifozët e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë (PFA).

Marketing

Në garë për këtë çmim, qendërmbrojtësi holandez i mposhti tre futbollistë, Sergio Agueron, Aymeric Laporten dhe Raheem Sterlingun e Manchester Cityt, Asley Barnes të Burnleyt dhe Paul Pogban e Manchester Unitedit, transmeton Gazeta Express.
Kjo është hera e dytë që Van Dijk e fiton këtë çmim këtë sezon, pasi herën e parë e fitoi në nëntor.

Kapiteni i Holandës i luajti të gjitha katër ndeshjet e Liverpoolit gjatë muajit shkurt, duke e ruajtur të paprekur portën në tri prej tyre dhe duke shënuar dy gola.