Virgil Van Dijk është favorit kryesor për Topin e Artë.
Të gjitha bastet e mëdha botërore, mediat e analistë e vlerësojnë holandezin si favorit për lojtarin më të mirë të mirë të vitit në futboll.
VVK e ka kaluar Messin, pasi ky i fundit ka dështuar të tregojë formë e rezultate në Kupën e Amerikës së Jugut.
Madje, mbrojtësi holandez ka shansin ta thellojë epërsinë për të qenë favorit ndaj Messit në garën për Topin e Artë pasi që do të zhvillojë edhe tri finale me Liverpoolin gjatë këtij viti.
Cannavaro ishte mbrojtësi i fundit që ka fituar Topin e Artë.