Vandalizëm ndaj trenit historik në Bllacë, reagon ITSHKSH

Persona të panjohur kanë demoluar trenin përkujtimor në Qendrën përkujtimore “Bllacë1999”, që përkujton eksodin dhe vuajtjen e shqiptarëve nga okupimi serb gjatë 1999. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ka reaguar ashpër dhe e dënon vandalizimin ndaj këtij treni historik.

Marketing

“Duke konsideruar se kjo qendër është metafora e vuajtjeve njëshekullore të shqiptarëve nga pushteti serb, që kulminuan me eksodin e vitit 1999, për neve përbën shqetësim serioz pakujdesia e institucioneve të Republikës së Kosovës, që lejojnë vandalizimin e përkujtimit të historisë shqiptare.

Bllaca është barometri jonë për të kaluarën shqiptare dhe për vuajtjet e pamatura e të panumërta që shqiptarët i kanë përjetuar në shekullin e kaluar, andaj pakujdesia ndaj saj është pakujdesi ndaj vetvetes sonë dhe heqja dorë prej saj është heqje dorë nga ndërgjegjja jonë kombëtare. Prandaj, u bëjmë thirrje organeve të rendit të Republikës së Kosovës të shfaqin kujdes dhe të mos lejojnë baltosjen e këtillë të ndërgjegjes sonë të përbashkët.”, theksoi drejtori Asani.

Marketing