Digjen 3 kontejnerë të rinj në Komunën Qendër,Shabani: Rritet rreziku nga përhapja e sëmundjeve ngjitëse!

Tre kontejnerë te rinj me nxënie prej 3,2m3 sot u vunë në flakë nga persona të panjohur, në rrugën Vasil Glavinov në Komunën Qendër. Kontejnerët e djegur janë të shkatërruar dhe janë të papërdorshëm, të njëjtit në kohë sa më të shkurtë të mundur do të zëvendësohen me enë të reja.
“Bëjmë thirrje deri te qytetarët e qytetit të Shkupit të ndalojë vandalizmi dhe shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbetjes, që ekipet e NP Higjiena Komunale të mund t’i kryejnë me kohë detyrat e tyre të punës në terren. Në kohë të epidemisë me përmasa botërore, incidentet e këtilla shkaktojnë probleme të mëdha gjatë hedhjes, mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale dhe rrisin rrezikun për përhapje të sëmundjeve ngjitëse. Në këto rrethana, qytetarët duhet veprojnë me kujdes të shtuar me pajisjet e qytetit, ndërsa mbetjen e tyre duhet ta hedhin vetëm në enët e vendosura për mbetje, të paketuar mirë në qese të mbyllyra, me qëllim uljen e mundësisë së krjimit të deponive të egra dhe mbrojtjen e shëndit personal dhe atij kolektiv. ” -tha Drejtori i NP Higjiena Komunale- Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing