Me 25.01.2019 në ora 04.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kiril dhe Metodij”, D.A.(22) nga Shkupi duke përdorur forcën fizike i ka dëmtuar dy dyer prej xhami në objektin ku ka qenë selia e Infoqendrës së Bashkimit Evropian.
Ai është arrestuar në Stacionin Policor në Qendër dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.