Vanhoutte: Urime për ndryshimet kushtetuese, tani është koha të përkushtoheni në ekonomi

Eksperti belg dhe ndërmjetësuesi i BE-së për përpilimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhaute përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar përfundimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, transmeton Zhurnal. Ai porositi se është koha që shteti të përkushtohet në përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.

Marketing

“Me të vërtetë është kompromis, ku gjithë qytetarët do të kenë përfitim. Është koha që të vazhdohet përpara dhe të ballafaqoheni me prioritete tjera: shëndetësi, arsim, zhvillimin ekonomik. 2019 është vit që të bëhen përparime në këto lëmi”, ka shkruar Vanhaute.