Profesoresha universitare, Biljana Vankovska përmes një statusi në rrjetin social facebook ka nxjerr vrerë kundër kryeministrave Zaev dhe Cipras lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin.
Ajo madje e mallkon kryeministrin Zaev duke i thënë “uroj ti thahen duart”.
Vankovska njihet si shumë e afërt me strukturat e VMRO-DPMNE-së. Madje disa media pro opozitare sot kanë liferuar lajmin se profesoresha Vankovska është në spital sepse është përkeqësuar gjendja e saj shëndetësore nga fakti i nënshkrimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.