Vapa ekstreme i merr jetën 112 personave në Meksikë

Numri i personave që humbën jetën në Meksikë ditët e fundit, veçanërisht në veriperëndim dhe juglindje të vendit, për shkak të temperaturave rekord, ka shkuar në 112.

Marketing

Sipas mediave meksikane, humbjet e jetëve po rriten me shpejtësi për shkak të temperaturave rekord, që kanë goditur vendin javët e fundit.

64 persona vdiqën në Nuevo Leon, 19 në Tamaulipas, 15 në Veracruz dhe 14 në Tabasco, një nga shtetet me më shumë viktima.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se mosha e të vdekurve ishte nga 45 deri në 64 vjeç, dhe 104 nga 112 kanë vdekur si pasojë e goditjes nga nxehtësia.

Në deklaratën e 20 qershorit, Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (SHMN) njoftoi se vala e të nxehtit në mbarë vendin pritet të vazhdojë edhe për 10 deri në 15 ditë të tjera dhe këshilloi që pacientët kronikë të mos dalin jashtë në orë të caktuara, përveç rasteve kur është e nevojshme.

Në Meksikë, ku temperatura i kaloi 40 gradët, u shpërnda informacioni se: “janë përjetuar ditët më dëshpëruese të viteve të fundit”.

Marketing