Vapa ekstreme në Europë, mbi 47 mijë njerëz vdiqën vitin e kaluar

Më shumë se 47 mijë njerëz kanë vdekur në Europë si pasojë e temperaturave përvëluese gjatë vitit 2023, me rajonin jugor që është prekur më rëndë. Në këtë përfundim ka arritur një raport I përpiluar nga Instituti për Shëndetin Publik në Barcelonë.

Marketing

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë. Teksa ndryshimet klimatike vijojnë të shkaktojnë rritje të temperaturave, europianët jetojnë në kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë, duke u përballur me rreziqe te shumta nga i nxehti ekstrem.

Sipas raportit, bilanci i vdekjeve në 2023, do të kishte qenë 80 përqind më i lartë pa masat e prezantuara gjatë 20 viteve të fundit për tu përshtatur me temperaturat. Mes tyre janë sistemet e paralajmërimit dhe përmirësimet në shëndetësi. Qendra spanjolle e kërkimeve bën me dije se Greqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja janë vendet me nivelin me të lartë të vdekjeve si pasojë e të nxehtit.