Real Madrid do duhet të përballet edhe me humbjen e Raphael Varane këtë verë. Mbrojtësit të Francës i skadon kontrata në verën e vitit 2022 dhe nuk ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar.
Në këto kushte Real Madrid nuk dëshiron ta humbë pa fituar asnjë para yllin e vet dhe e ka nxjerrë në shitje. Manchester United është klubi më i interesuar për 28-vjeçarin.
Prej javësh zgjasin tratativat për mbrojtësin dhe mësohet se anglezët kanë gjetur akordin me lojtarin. Mediet angleze raportojnë se kanë arritur marrëveshje për kontratë 5-vjeçare.
Oferta e parë për Real Madrid ishte 45 milionë, por ky propozim u përball me refuzimin e Real Madrid. Florentino Perez nuk lëviz nga pretendimi për 60 milionë euro.