Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, i cili po qëndron në Tiranë, vizitën e filloi me takimin me përfaqësuesit e institucioneve të cilat e zbatojnë procesin e vetingut.
Varheji në Tuiter e konfirmoi mbështetjen e BE-së për gjyqësorin duke thënë se duhet të ndërpriten sulmet ndaj institucioneve kontrolluese dhe anëtarëve ose familjeve të tyre.
“E fillova vizitën time në Tiranë me shkëmbim të mirë të mendimeve me institucionet e kontrollit. E konfirmoj mbështetjen e plotë dhe të fuqishme të BE-së. Integriteti i gjykatësve dhe prokurorëve është kyç për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Sulmet ndaj institucioneve të kontrollit, anëtarëve ose familjeve të tyre duhet të ndërpriten”, shkroi eurokomisari.
Sot pasdite është planifikuar takim edhe me kryeministrin Edi Rama.