Fakti që Shkupi dhe Sofja nuk po arrijnë marrëveshje për dallimet dypalëshe, e shqetëson shumë Bashkimin Evropian, u tha eurokomesari për zgjerim Oliver Varheji politikanëve bullgar. Megjithatë, ai nuk shuan shpresat për të pasur epilog pozitiv për Maqedoninë e Veriut në samititn e qershorit.
“Ajo që vij sërish dhe sërish, është për shkak se nuk ka zgjidhje. Kjo na frustron edhe neve. Këtë më duhet ta them hapur për shkak se nuk mundemi ta vazhdojmë procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pa pasur miratim nga të gjitha vendet anëtare. Akoma pres përkrahje nga një vend, dhe ajo është Bullgaria.Për këtë çështje punoj në të gjitha takimet dhe bisedimet që kam patur këtu dhe në Shkup.”, tha eurokomesari për zgjerim Oliver Varheji.