Varhely: Në janar parashtrojmë metodologjinë e zgjerimit të BE-së

Euro-komisari për Zgjerim, Oliver Varhely zotohet se në janar Komisioni Evropian do ta parashtrojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, në mënyrë që negociatat anëtarësimit me Shkupin të bëhen të parashikueshme.

Marketing

Qëndrojmë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e Veriut. Është e rëndësishme që vazhdojnë reformat dhe projektet IPA. Në janar do ta parashtrojmë metodologjinë e rishikuar, në mënyrë që negociatat t’i bëjmë më kredibile, të parashikueshme dhe dinamike.”-shkroi Varhely pas takimit me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në Bruksel.

Marketing