Varhelyi dënon sulmin kundër policisë, bën thirrje për hetim të plotë

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka dënuar sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Marketing

Varhelyi ka shkruar në platformën X se dhuna duhet të ndalet menjëherë.

“I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne mbështesim punën e EULEX&KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, ka shkruar ai.

Marketing