Varhelyi: Plani për rritjen ekonomike, inkurajim për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar

Komisioneri për zgjerimin e BE, Olivér Várhelyi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama tha se “ideja e planit të rritjes ekonomike ka lindur në Tiranë”.

Marketing

Varhelyi theksoi se ky plan është inkurajim i madh për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar.

“Ideja e planit të rritjes ka qenë i konceptuar në Tiranë. Në diskutimet e mëparshme që kemi pasur me kryeministrin dhe udhëheqësit e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE që ka vendosur që kjo gjë të realizohet, por edhe ideja e gjithë rajonit.

Po punojmë për të miratuar legjislacionin e duhur, por vijojmë edhe diskutimet se ç’duhet bërë. Dita e sotme është inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar.

Nga pagesa në euro përfitojnë bizneset dhe qytetarët”,-tha Varhelyi.