Varrimi i gazetarit Rexhepi bëhet nesër në orën 15:00 në Slivovë

Varrimi i gazetarit Ibrahim Rexhepi i cili vdiq sot, bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit të lindjes, Slivovë.
I ndjeri ishte gazetarë i disa mediave në Kosovë.

Marketing

Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Ai vite më parë ka lënë funksionin e gazetarit për t’u anëtarësuar në partinë e Behxhet Pacollit.

Rexhepi në zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.