Varufakis: Marrëveshja e Prespës ka pasur ndikim margjinal në rezultatet nga zgjedhjet në Greqi

Mendoj se ndikimin që e ka pasur Marrëveshja e Prespës ishte margjinale në rezultat, thotë ish-ministri grek i Financave dhe tani lider i partisë Mera25, Janis Varufakis, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina lidhur me vlerësimin e tij sesa zgjidhja midis dy vendeve ishte vendimtare në zgjedhjet evropiane të së dielës.

Marketing

Varufakis në konferencë për shtyp në Athinë, në të cilën kumtoi se ata si Mera25 do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa lidhur me Marrëveshjen e Prespës tha se ata e përshëndesin edhe pse mendojnë se është arritur “për shkak të arsyeve të gabuara” dhe në mënyrë jodemokratike.

“Marrëveshja e Prespës ishte një çështje e rëndësishme e cila e ndan popullin dhe partitë. Edhe në Mera25 kemi pasur mosmarrëveshje, por ne, mosmarrëveshjet i shndërrojmë në mundësi, kemi pasur një dialog të frytshëm dhe kemi arritur deri në referendum elektronik përmes të cilin vendosëm për atë se cila do të jetë linja jonë për Marrëveshjen e Prespës. Mendoj se ndikimi që e kishte çështja me Marrëveshjen e Presës ishte margjinale në rezultat”, tha Varufakis në pyetjen e MIA-s dhe sqaroi se rezultatet ditën e diel “ishin logjike, përfundim matematikor” i politikës katër vjeçare të SYRIZA-s në ekonomi “pavarësisht Marrëveshjes së Prespës”.

Varufakis i analizoi aspektet pozitive të Marrëveshjes së Prespës, për emrin tha se me të vërtetë është “Maqedonia e Veriut nëse mendojmë se në mënyrë gjeografike i takon pjesën veriore të Maqedonisë antike greke”, ndërsa i përmendi edhe riemërimin e aeroportit dhe të autostradës.

“Lidhur me çështjet për gjuhën dhe identitetin, të jemi të qartë. Ne si Mera25, si Diem25 kemi pozitë, e cila nuk është vetëm për popullin konkret, kemi qëndrim për vetëvendosje. Nuk kam të drejtë unë t’i them dikujt tjetër si ndjehet ose si quhet gjuha e tij, veçanërisht kur fëmijën e kam kaluar duke e lexuar Pinelopi Delta, në librat e të cilit, gjuha konkrete theksohet si maqedonase”, thotë Varufakis.

Ai theksoi se kritika e tyre për Marrëveshjen e Prespës është ajo që ndryshimi i librave është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të dy vendeve.

“Nuk është puna e Ministrisë së Punëve të Jashtme për t’i shënuar librat e historisë nga të cilat mësojnë fëmijët tanë. Kjo është diçka që ne do ta ndryshojmë, deri në atë shkallë që mundemi”, ka thënë Varufakis.

Problemin me emrin e analizoi edhe si çështje të sigurisë kombëtare, gjegjësisht e shtroi pyetjen “cili është kërcënimi më i madh për Greqinë nga kufiri veriore?”

“Nuk është Shkupi, por shqiptarët. Jo Shqipëria e sotme, por një Shqipëri e Madhe potenciale e cila do të ishte prodhim i bashkimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Tetovës në rast se Maqedonia e Veriut shkatërrohet”, ka thënë Varufakis dhe shtoi se një skenar i tillë do të ishte “dhurata më e madhe për Erdoganin dhe për politikën turke”.

Varufakis tha se partia e tij do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare në Greqi më 7 korrik, ndërsa në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, “cilat janë pritjet e tyre”, tha se nuk dëshiron të japë parashikime, ata bëjnë gjithçka që është e mundur dhe ia lënë demokracisë dhe qytetarëve për të vendosur.

Edhe pse pas rezultateve të para të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë për zgjedhjet evropiane, Mera25 ka pasur mbi 3 për qind të votave dhe ka marrë një deputet, siç vijoi numërimi, ka rënë në 2,99 për qind e humbi vendin në Parlamentin Evropian. Varufakis tha se ata nuk do të kërkojnë sërish të numërohen votat e tyre në zgjedhjet evropiane të mbajtura ditën e diel.

Në konferencën për shtyp të Mera25 në Athinë, e pranishme ishte edhe bashkëshortja e Varufakis, Danai Stratu e cila njëherit ishte në listën e kandidatëve për eurodeputetë nga partia e ish-ministrit të Financave të Greqisë.

Marketing