Varviciotis: Epilogu nga Samiti i BE-së nuk shkon në dobi të stabilitetit të rajonit

Epilogu nga Samiti i BE-së nuk është i këndshëm për Greqinë edhe nuk shkon në dobi të stabilitetit të rajonit, deklaroi ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme, Miltidiadis Varviciotis në intervistë për radion greke “Real fm”, njëkohësisht duke cekur se as ndarja e kandidaturave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë nuk do të ishte në dobi të stabilitetit të rajonit.

Marketing

“Është e sigurt se ai nuk është epilog i këndshëm për ne. Ajo është zgjidhje që nuk është në dobi të stabilitetit në rajon. Por, do t’ju thosha edhe se nuk do të ishte në dobi të stabilitetit të rajonit dhe vendim që do të thoshte ‘po’ për Shkupin, ‘jo’ për Tiranën, sepse në thelb do ta radikalizonte elementin shqiptar i cili ka ndikim shumë të madh si në Shkup, ashtu edhe në Kosovë”, thotë Varviciotis, duke shtuar se qëndrimi i shumicës, e mes tyre edhe i kryeministrit grek Kiriakos Micotakis, ka qenë se “nuk është në dobi të stabilitetit të rajonit ndarja e dy rasteve”.

“Varviciotis sqaroi se edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias edhe kryeministri Micotakis, por edhe ai personalisht, javën e kaluar në takimet e BE-së, kanë dalë me qëndrim se për herë të parë në histori ekziston mundësia “në veri të kufizohemi me vende të cilat ngadalë po e marrin statusin e anëtareve të BE-së”.

Lidhur me perspektivën evropiane të vendit, ai thotë se ajo “nuk është anuluar, por vetëm është shtyrë”.

“Është e vërtetë se pala e Shkupit kishte mjaft presion, Zaev gjatë tërë ditëve të samitit kërcënonte se nëse nuk kalon marrëveshja do të japë dorëheqje, për çka askush në Evropë nuk i tha se do të ishte diçka e mençur për ta bërë, sepse me vendimin nuk u anulua rrjedha e tyre evropiane, por u shty për samitin e ardhshëm që do të mbahet në terren ballkanik, në Kroaci, në Zagreb dhe vëmendja posaçërisht do të kahëzohet drejt Ballkanit”, tha Varviciotis.

Në intervistën për radion greke ai edhe njëherë përsëriti se Greqia “bën presion për zbatim” të Marrëveshjes së Prespës, duke cekur se ajo çështje ka qenë një ndër temat e takimit që e pati me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. .

Marketing