Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Estonisë.
Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vashave ka marrë tri pikë të reja në kualifikueset për evropianin.
Kosovaret arritën që të shënojnë fitore 2:0, me të dy golat që erdhën nga e njëjta futbolliste.
Biqkaj ishte ajo që shënoi për Kosovën, në minutën e 7’ dhe në minutën e 27’.
Në pjesën e dytë, vashat e Kosovës vetëm administruan takimin, duke mos arritur më të gjejnë golin.
Tashmë Kosova numëron 9 pikë për pozitën e katërt, aq pikë sa ka edhe Rusia, por këto të fundit kanë një ndeshje më pak të luajtur.