Vasili: Anëtarët e rilindjes në KQZ mbrohen me bodyguardë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se anëtarët e KQZ-së mbrohen nga bodyguardët e rilindjes. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili shprehet se këto anëtarë janë puçistë që kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin.

Marketing

Më tej, Vasili shprehet se i vetmi kërcënim këtyre anëtarëve u vjen nga ligji.

“Ai i mbrojne dot bodyguardet anetaret e rilindjes ne KQZ nga pergjegjesia para ligjit ???

Anetaret e rilindjes ne KQZ kane tani nga pas bodyguarde,qe jua ka vene qeveria.

Keta anetare jane thjesht puçiste,qe kane shkelur kushtetuten dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.

Kercenimi i vetem ketyre anetareve te KQZ, ju vjen nga ligji, te cilin e kane shkelur dhe dhunuar ne emer te rilindjes dhe me urdher te saj.

A i mbrojne dot bodyguardet keta anetare te KQZ nga pergjegjesia shume e rende e shkeljes se ligjit?

A vlejne pistoletat dhe muskujt e bodyguardeve per ti mbrojtur keta anetare te KQZ nga dita shume e afert e gjykimit per dhunimin,qe ata i bene ligjit.

E kane kot fare keta te KQZ qe behen gazi i botes me bodyguarde nga prapa.

Gjithshka kane bere e bejne ne menyre skandaloze, duke shkelur ligjin per hesap te rilindjes dhe kunder popullit eshte mbajtur shenim dhe pergjegjesia e secilit perpara ligjit eshte e do te jete individuale dhe e pashmagshme…!!”-shkruan Vasili.