Përmes një statusi në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se qeverisë po i ikën nga duart situata me Covid-19.
Sipas tij, treguesit po flasin për një përshkallëzim të rrezikshëm të covidit në vendin tonë, pasi ka rritje të rasteve lidhur me këtë periudhë vitin e kaluar.
Ai shton se qeveria vazhdon me strategjinë e lënies së lirë së ecurisë së pandemisë, duke bërë apel që të thërriten profesionistët.
Vasili: Qeveri shkundu, po te ikën situata nga duart me Covid-in! Dje paralajmërova qarte se treguesit epidemiologjike flasin qarte për një përshkallëzim te rrezikshëm te Covid ne Shqipëri. Sot 379 raste te reja me Covid. Rritja është plot 37% nga dje ne sot. Rritja vazhdon fort dhe pa u ndalur. Vjet ne këtë kohe kishim vetëm rreth 140 raste dhe situata ne vjeshte dimër precipitoi ne mënyrë katastrofike.
Sigurisht këta vazhdojnë me strategjinë e lige dhe vrastare te “lënies ne rënie te lire te ecurisë se pandemisë”. Thërrisni profesionistet. Boll bëtë sikur nuk dëgjoni. Mjaft më me arrogance. Mjaft më me budallaqet e porositura politike te Komitetit te Eksperteve, qe i shkaktuan aq dëme te renda shëndetit te shqiptareve.