Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se veprimtaria e mafies e dëmtoi gjithë procesin zgjedhor.
Sipas tij, pamjet filmike, procesverbalet dhe denoncimet e qytetarëve janë aty dhe se krimi elektoral do të zbardhet deri në fund.
Vasili: Veprimtaria e mafies e dëmtoi gjithë procesin zgjedhor. Rinumërimi dhe verifikimet duhet të vazhdojë. Mafia elektorale është bërë njish me qeverinë. Këtu nuk do të ketë asnjë gram kompromisi dhe kjo është një betejë e gjatë që sapo ka filluar. Pamjet filmike, procesverbalet dhe denoncimet e qytetarëve janë aty. Krimi elektoral do të zbardhet deri në fund, sepse janë në duart e të gjithëve këto prova. Këto do jenë pjesë e procesit ankimues dhe rinumërimit.
Për Vasilin, populli ka folur qartë dhe për ndryshimin në zgjedhje, duke thënë se nuk mund të fitojë mafia kundrejt popullit.
Vasili: Të gjitha partitë e dëmtuar do të jemi në front të këtij procesi për të vërtetën. Çdo e vërtetë do të mbështetet dhe do të mbrohet se kemi të bëjmë me Shqipërinë e nesërme. Në një Shqipëri kur mafia dhe shti janë bashkë, nuk kemi një Shqipëri të lirë. Populli ka folur qartë dhe për ndryshimin, nuk mund të fitojë mafia kundrejt popullit. Ne kemi një SPAK që heton krimet e zgjedhjeve, pas zgjedhjeve, duke e inkurajuar krimin.
Ai shtoi se e gjithë policia u lëshua në rrugë për t’i bërë presion opozitës që banditët që shpërndanin para për vota.
Vasili: E gjithë policia u lëshua në rrugë për t’i bërë presion opozitës që banditët që shpërndanin para për vota. Ne kemi dokumente të shumta dhe do t’i bëjmë të ditur në kohën e duhur, se si policia është vënë në shërbim të paligjshmërisë. Edi Rama nuk ka marrë mandat të tretë dhe nuk ka humbur opozita. Janë para gjithë shqiptarëve mekanizmat e mafies. Të gjithë janë përballë mafies dhe në këtë rast nuk mund të fitojë mafia që ka tentuar që të manipulojë procesin.
Vasili përfundoi duke thënë se nuk mund të këtë një pajtueshmëri me mafien elektorale se edhe raporti paraprak i OSBE/ODHIR kishte shkelje shumë të rënda.