Vasili tallet me Ramën: Dukesh që në çehre që e ke shëndetin e ‘fortë’

Pas mungesës disa-ditore në televizione dhe rrjetet sociale dhe kur askush nuk dinte zyrtarisht se ku ndodhej kryeministri i vendit, Edi Rama doli në rrjetet sociale ku tregoi arsyet e vizitave në Berlin dhe Paris, që sipas tij ishin për të pastruar imazhin e vendit nga protestat e opozitës dhe jo për arsye shëndetësore.

Marketing

Por ndryshe mendon nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij, kryeministri duket që në çehre që është i sëmurë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeminister dukesh qe ne cehre qe e ke shendetin e “forte”?!!……

I semuri per mend, alias kryeministri, u qa sot se kane shpifur per shendetin e tij,i cili sipas tij eshte i forte,i gjate dhe i ngjeshur.

Edhe syri me i zakonshem klinik sheh qarte te kunderten….Por megjithate ai i varferi mendon se me nje gjyq per shpifje,me ca portale idiote dhe me ca duartrokitje e zgjidh edhe kete punen e shendetit…
gallate me vete kjo. Ceshtja eshte ai i ka punet mire dhe si duhet me shendetin…..???

Pa me facebook,me twiter,istagram,whats up dhe viber rron edhe 400 vjet e me shume bile,por me mjekesi nuk ndodh kjo.

Edhe padine per shpifje duhet ta beje qe ç’ke me ate pune ai.

Po s’mbaron me kaq,se do bjere nje per nje analizat mjeksore ne gjyq,te cilat do te behen publikisht, se nuk e mbaron dot kete pune as me te gjithe votat e parlamentit. Kryeminister nuk genjehet vetja per shendetin!

S’e ndreq dot shendetin me gjyqe per shpifje vella,kot t’a kane mbushur mendjen.

Shendetin o e ke o s’e ke. Ti dukesh qe e ke te forte shendetin….bile shume te forte,duket qe ne çehre….?!! /syri.net