Vasko Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i drejtorit të EMV-së

Vasko Kovaçevski ka deponuar dorëheqjen nga posti i drejtorit të EMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Ai dorëheqjen e ka dorëzuar te kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Është paraparë që sot Vasko Kovaçevski së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Advertisements

Kovaçevski në postin e drejtorit të EMV-së u emërua para 4 vjetëve.