Vazhdimi i seancës 71 në Parlament

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën 71 në të cilën në rend dite janë më shumë pika.

Marketing

Pritet deputetët të debatojnë për raportet vjetore të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2021 dhe të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2021.

Në këtë seancë në rend dite është edhe Interpelanca për punën e kryetares së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Sonja Mirakovska, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Raporti vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2021, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisëritë dhe banesat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 dhe të tjera.