Vazhdon sot kërkimi i personit të katërt, vozitësit të makinës që mbrëmë ra në Vardar

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte veturën Audi e cila dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale Rashçe-Saraj.

Marketing

Për aksidentin është raportuar dje në ora 16:00 në SPB Shkup, me çrrastë në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

“Në orën 18:00 nga Spitali 8 shtatori na njoftuan se disa kalimtarë të  rastit kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të njësitit Tigrat kanë nxjerrë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njofton MPB.

Marketing