Vazhdoi gjykimi për lëndën “Tortura”, shfaqen video dëshmi të PPS-së

Me shfaqjen e video dëshmive të propozuara nga PPS sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën “Tortura” në të cilën akuzohen ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov si edhe gjashtë persona të tjerë.

Marketing

Prokuroria Publike Speciale i përndjek për torturë dhe veprim tjetër jonjerëzor apo nënçmues dhe dënim, për mënyrën e privimit nga liria të lideri të partisë Të bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkoski, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në gjykatë janë lëshuar filmime të kamerës së MPB-së në të cilën shihet se si ekspertët e krim teknikës bëjnë ekspertizë ndaj automjetit para të cilit ishin një grumbull parash në kartëmonedha me nga njëqind euro dhe katër – pesë telefona celularë.

Pas pauzës, në Gjykatë duhet të shikohen më shumë CD me video prej kamerës së MPB-së.