Vazhdojnë aderimet nga BDI Saraj në Lëvizjen Demokratike

 

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti sonte ka njoftuar për aderime të reja nga BDI Saraj në LD.

Marketing

“Sonte kisha kënaqësinë e veçantë që bashkërisht me koordinatorin Muhamed Elmazi, në selinë tonë të pres Besir Shabanin nga vendbanimi Saraj, profesor në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”, përndryshe doktorant i shkencave ekonomike;

Harkan Memedin, doktor specialist pedijater nga Nerezi i Shkupit; Lirije Rexhepi, e diplomuar në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, ish kandidate për deputet e radhitur e dyta në listën e BDI-së në zonën 1 në vitin 2016; Adelisa Liçina – Kolashinac, tehnologe ushqimore nga venbanimi Lubin i Shkupit;

Sumeja Mejdiu nga Sillarja e epërme, profesoreshë në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Marija Kiri”, teknologe e diplomuar; Adnan Hadroviç nga vendbanimi Saraj, doktor i përgjithshëm. Vlen të theksohet se të gjithë këta aderojnë në LD nga BDI. Ndryshimin do ta bëjmë me kuadro të pastërt, profesional e kompetent! Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!”, ka thënë Mexhiti.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fizetmexhiti%2Fposts%2Fpfbid0DWBGasegos1bsfK5qAhFuUiKMSm7qe8Ju2YwD9ZE9KZeGxMPVNBrBBZrd9KSYxExl&show_text=true&width=500&is_preview=true” width=”500″ height=”483″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>