Rrugën e saj të realizimit e filloi edhe një projekt tjetër, objekti shtesë i shkollës fillore “Ismail Qemali” gurthemelin e të cilit kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e vendosi bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, si dhe deputeti Izet Mexhiti.
Ky projekt infrastrukturor realizohet në bashkëpunim me donatorin Eftinija Impex të kryesuar nga z. Bajram Imeri dhe padyshim se do të plotësojë nevojat e shkollës në të cilën procesin edukativo-arsimor e vijojnë rreth 1550 nxënës.
Detajet e projektit:







