Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar 161 gjoba, dhe atë: 22 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Nga ky dikaster njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për vozitës fillestar, 13 për përdorim të telefonit, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 4 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë.