Vazhdojnë ndeshjet në ligat evropiane, derbi Napoli – Roma

Sot vazhdojnë ndeshjet e mbetura në ligat evropiane.

Marketing

Atletico Madrid luan sot kundër Osasuna, me fillim nga ora 16:15.

Sociedad po kalon në një moment shumë të mirë në La Liga dhe do luajë vetëm për fitore ndaj ‘Mbretërve’.

Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, nga ora 21:00.

Edhe në Serie A do ketë ndeshje interesante.

Milani nga ora 12:30 pret në ‘San Siro’ Sassuolo.

Juventusi takohet me Monza prej orës 15:00.

Kurse, kryendeshja e kësaj xhiroje në ligën italiane zhvillohet në orën 20:45, ndërmjet Napoli – Roma.

Në Bundesliga Borussia Dortmund luan në udhëtim të Bayer Leverkusen nga ora 17:30.

Në Ligue 1 gjithashtu do ketë përballje.

PSG mirëpret në ‘Parc des Princes’ Reims në orën 20:45