Vazhdojnë negociatat midis MASH dhe SASHK për rritjen e pagave

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi deklaroi se sot do t’i vazhdojnë negociatat me Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK).

Marketing

“Me SASHK-un sot do të kemi takim të përbashkët, negociatat do të vazhdojnë në mënyrën më të mirë, më konstruktive, jam i kënaqur prej bashkëpunimit të deritanishëm. Rritje të dukshme të pagave kemi thënë se do të ketë, por prej kur dhe sa do të jetë përqindja kjo varet prej mundësive dhe prej shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe parametrave që i kemi”, tha Ademi në vizitën e sotme të Qendrës për vlerësim funksional dhe mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve.
Ai theksoi se janë në anën e njëjtë me SASHK-un me qëllim që të përmirësohet statusi shoqëror dhe material i të gjithë të punësuarve në arsim.