Dje është dëbuar edhe një diplomat rus nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Informacionin për media e ka konfirmuar edhe vet i pari i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani. Ai nuk ka zbuluar shkaqet për shkak karakterit konfidencial të informacionit, por ka bërë të ditur për opinionin se çdo vendim është i bazuar në Konventën e Vjenës.
“Meqë informacionet e këtij lloji zakonisht janë të karakterit të besueshëm, nuk mund të hyj në detaje, megjithatë MPJ gjithmonë sapo të marrë informacione të konfirmuara dhe të dokumentuara për sjelljen e diplomatëve të huaj të akredituar që janë në kundërshtim me parimet e Konventës së Vjenës ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë nacionale, megjithatë edhe sigurinë e aleatëve në Aleancën të cilës i takojmë. Kështu që, informacioni është i saktë”, deklaroi Osmani.
Akti edhe njëherë ka bërë të reagojë MPJ-në ruse. Sipas tyre: Administrata e Maqedonisë së Veriut po vazhdon drejt konfrontimit dhe nuk e ka parasysh se këto hapa janë të dëmshme për raportet bilaterale.
Kujtojmë se me ardhjen e Bujar Osmanit diplomacia e vendit ka forcuar raportet me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët e saj.