Vazhdojnë pritjet e gjata për të marrë pasaporta

Shpërndarja e letërnjoftimeve dhe lejeve për vozitje përmes punonjësve policor ka zbutur kaosin për marrjen e dokumenteve. Qytetarët thanë se kjo ishte zgjidhja e duhur por shumë e vonuar.

Marketing

“Mos ta teproj, ka një orë e gjysmë që pres. Tashmë 50 persona kanë hyrë. Po ecën më shpejtë, më mirë është. Po pres për pasaportë dhe letërnjoftim. Duhej komunat ti kryenin këto punë, ndoshta për pasaporta jo mirëpo për letërnjoftime po”, tha një qytetar.

“Ka gjysmë ore që pres për letërnjoftim. Kam ardhur dy herë dhe nuk më thanë asgjë, tash po pres ta marrë letërnjoftimin. Do të pres derisa ta hapin derën, nuk mund të shkoj e të vij, nuk kam para për autobus”, u shpreh një qytetar.

Krahas letërnjoftimeve dhe patent shoferëve, qytetarët kërkojnë që punonjësit policor të shpërndajnë në shtëpi edhe pasaportat.

“Ky është opsioni më i mirë por duhej më herët. Edhe pasaportat mund ti sillnin në shtëpi, edhe ai është dokument. Kur na fotografuan I dhamë shenjat e gishtërinjve, lirshëm mund të na I sillnin në shtëpi”, shtoi një qytetar.

Sa i përket numrit të dokumenteve të ndryshuara, nga Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga data 05.07.2021 deri më 16.01.2024, janë shpërndarë 1,050,439 letërnjoftime, 1,211,776 pasaporta dhe 546,741 patentë shoferë. Afati i ndryshimit të dokumenteve personale skadon më 12 shkurt. Pas kësaj date gjoba nuk do të ketë, por qytetarët me dokumentet e vjetra nuk do të mund të dalin jashtë shtetit./Alsat.mk