Vazhdojnë procedurat për zgjedhjet presidenciale

Shikimi publik i listës zgjedhore ka përfunduar por sa votues do të votojnë për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, do të dihet pas disa ditësh kur listëa zgjedhore edhe zyrtarisht të publikohet si e përmbyllur. 53,972 qytetarë kontrolluan brenda afatit ligjor të dhënat e tyre dhe KSHZ po bën rri-regullimin e të dhënave aty ku është dashur të bëhet, sipas kërkesës së qytetarëve.

Marketing

Për votimin në diapsorë janë regjistruar vetëm 1970 emigrantë. Për të fituar që në rrethin e parë, njëri nga kandidatët duhet të marrë mbi 900 mijë vota, e meqë shifrat e tilla janë të pamundura sipas praktikës dhe matematikave të deritanishme zgjedhore, vendi do të shkojë në zgjedhje edhe në një rreth të dytë, ku hyn në përdorim cenzisi që zgjedhjet të quhen të suksesshme.

Për të përmbushur cenzusin në raundin e dytë të presidencialeve, duhet të dalin më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, ose rreth 720,000 votues.
Tashmë pritet që KSHZ të vërtetojë kandidaturat e tre kandidatëve që morën mbështetjen e blloqeve politike në pushtet dhe opozitë, Stevo Pendarovski që ka mbështetjen e të gjitha partive shqiptare dhe maqedonase të shumicës parlamentare dhe Gordana Siljanovska që mbështetet nga opozitarja VMRO, si dhe të kandidatit të pavarur Blerim Reka, që mbështetet nga opozita shqiptare.

Edhe pse ende nuk janë konfirmuar si kandidatë zyrtarë, kandidatët kanë filluar takimet me qytetarët në kërkim të mbështetjes së tyre.

Por KSHZ nuk i quan këto takime si fillim i parakohshëm i fushatës , pasi kandidaturat në KSHZ do të shqyrtohen më 21 mars dhe vetëm pas konfirmimit do të shihet nëse kandidatët bëjnë shkelje ligjore në këtë drejtim.
Zyrtarisht fushata zgjedhore për Presidencialet dhe lokalet e pjesshme në tre komuna, fillon më 1 prill.