Vazhdojnë punimet për Çair më të gjelbërt, Ganiu dhe Muça inspektuan punimet në lagjen Fushë Topanë

Kryetari i komunsë së Çairit Visar Ganiu dhe Dejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërime” Ardijan Muça, çdo ditë e më tepër po e bëjnë Çairin më të gjelbërt. Këtë punë të shkëlqyeshme ata e kanë vazhduar edhe sot në parkun qëndror në lagjen Fushë Topanë, ku inspektuan punimet që po zhvillohen intenzivisht për rregullimin e tij në sipërfaqe të përgjithshme prej 10 000 m2.
Komuna e Çairit do të përkujdeset që parku i ri të ketë:
– ulëse të reja të parkut
– shporta për mbeturina
– korsi për qarkullimin e qytetarëve
– dy kënde me lojëra për fëmijë
– ndriçim të ri publik dhe
– fitnes zona në hapësirë të hapur.

Marketing
Marketing